Vetëvrasja tragjike e të riut me Covid, reagon spitali: Po hetojmë!

Stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Zyrtarisht, stafi i spitalit njofton se i riu i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Ndërkohë, njoftojnë se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.

Reagimi i plotë

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT