Arsyet që e shtynë Ramushin të kandidojë për President dhe lojrat e “rënda” që po ndodhin në Prishtinë

NGA YLLI PATA

Kandidimi i Ramush Haradinajt për postin e Presidentit të Kosovës, ka qenë si një “rrufe” në qiellin politik të vendit, pas një qetësie që grupi i vjetër politik duket se ka gjetur.

Por nuk ka zgjatur gjatë dhe arsyeja e gjithë kësaj manovre të fortë të Ramushit, ka qenë një lëvizje e PDK-së së Hashim Thaçit për të hyrë në koalicion të madh me LDK-në, version që do të çonte në rënien e menjëhershme të fuqisë si të AAK-së së Haradinajt, por edhe partive të tjera.

LDK dhe PDK, bashkë kanë 52 deputetë dhe do t’i duhej vetëm Lista Serbe me 10 parlamentarë që të arrinin shumicën e duhur për të pasur një qeverisje stabile.

Madje po flitej për versionin se PDK kërkonte rolin e Presidentit të vendit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, me kusht që të mbështesnin kabinetin me kryeministër të LDK-së, ku sipas gjasave po bëhej gati Isa Mustafa të merrte postin.

Por lëvizja e Haradinajt, duke u kandiduar për president, i lëviz sadopak ujrat, dhe siç duket synon të ndalojë LDK-në për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Vetëvendosje, sapo ka nisur mbledhjen e firmave për të thirrur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Abdullah Hotit. Deri tani kanë mbledhur 43 firma dhe i duhen vetëm 6 për të arritur thirrjen e seancës, ku me vetëm bashkimin e votave me PDK-në, e cila është në opozitë, aigurohet rrëzimin i qeverisë aktuale.

Gjesti i Ramushit është një manovër e fortë presioni ndaj LDK-së, e ndoshta nëse nuk mundet të marrë postin e Presisentit, rëndësi ka të nisin negociatat, qoftë edhe për një post tjetër.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur joetik çdo diskutim tash për postin e presidentit, duke e pas një president që ka mandat edhe për 7 muaj.

“Kalkulimet e partive të koalicionit qeverisës, me kërkesë për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm tregojnë shumë për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen ato, por edhe janë dëshmi e mosbesimit të thellë që kanë qytetarët ndaj tyre. Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit të shtetit, duke e pas Presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik, thënë më së buti. Aq më shumë, nëse pjesë e këtyre planeve është edhe çështja e akuzave potenciale nga Dhomat e Specializuara”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se PDK-ja kërkon nga koalicioni qeverisës “që të merren më pak me fjalë e më shumë me punë, sepse deri tash s’kanë qenë në gjendje ta përmbushin as minimumin e përgjegjësive që i kanë marrë”.

Qëndrimi i ish-ministrit, i cili është një person afër Hashuim Thaçit, duket se është një paralajmërim për Mustafën dhe Haradinajn. Nga ana tjetër, PDK ka dërguar në Kuvend një projektligj për “vlerat e UÇK-së”, draft që është cilësuar “provokativ” nga SHBA, por Thaçi duket se po i jep një mudnësi Albin Kurtit të krijojë një aleancë.

Ky draft ka alarmuar Isa Mustafën, i cili i ka bërë thirrje PDK-së të kthejë projektin. Ai ligj është më mirë të tërhiqet prej procedurës. Do të bënte mirë PDK-ja që ta tërhiqte. Ka mjaft shumë vërejtje e shumë pasaktësi”, është shprehur ai.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT