Aida Shtino kërcënon mjekët në spitalet ‘COVID’: Turma e tërbuar nga zemërimi do ju vërsulet! Jo polici, por as ushtria…

Gazetarja e njohur Aida Shtino reagon ashpër ndaj mjekëve dhe infermierëve që i shërbejnë pacientëve me koronavirus në spitale.
Nuk dihet nëse Shtinon e ka revoltuar ndonjë ndodhi personale, por ajo akuzon mjekët për moslejimin e telefonit te pacientët e prekur me Covid-19, në mënyrë që të komunikojnë me të afërmit jashtë.
Shtino i quan mjekët “të pashpirt” dhe thotë se kur t’iu “sulet turma e tërbuar nga zemërimi”, nuk do të ketë çfarë t’u bëjë as ushtria.
Reagimi i plotë i Shtinos:
A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????
Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????
A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..
A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!
A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????
A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????
Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????
Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….