Kosova e para për numrin e vdekjeve nga Covid, mjeku i ‘Shefqet Ndroqit’ mesazh prekës: Dita e 13-të, i harxhuam lotët! Mbahuni vëllezërit tanë

Kosova renditet si një nga vendet me numrin më të lartë të viktimave për 24 orë, prej ditësh.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar mjeku i “Shefqet Ndroqit”, Meriton Siqeca, i cili shkruan se është dita e 13 që Kosova ka një renditje të tillë.
Përmes një mesazhi ai i jep forcë popullit të Kosovës duke i thënë se është çelik, ndërkaq shton se tashmë janë harxhuar edhe lotët.
“Dita e 13-të me të njëjtën histori. I harxhuam lotët më parë, s’kemi për vëllezërit tonë tani! Kosovë, ti je çelik! Mbahu, se s’të ka mposhtur asgjë, asnjëherë”, shkruan Siqeca.