Situatë alarmante në Kakavijë/ Vargu i makinave arrin 20 km, dy të moshuar dërgohen në spital

Pika kufitare në Kakavijë vazhdon të jetë po njësoj me radhët e gjata të makinave që kanë arritur deri në 20 kilometra.
Por situata është përkeqësuar pasi dy të moshuar, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre.
Ndër të tjera Ministria bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ,ora shqiptare.
Një ditë më parë radha ishte mbi 12 kilometra, dhe shumica e qytetarëve, ku mes tyre kishte fëmijë, gra, të moshuar e të sëmurë, e kanë kaluar natën jashtë, pasi gjatë natës dogana nuk punon.