Bllokimi i shqiptarëve në kufi, Meta thirrje urgjente qeverisë (Video)

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin në lidhje me radhët e gjata të krijuara në pikën kufitare të Kakavijës.
Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme që të vërë menjëherë kontakte me palën greke për të lehtësuar situatën në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë.
Postimi i Presidentit
Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!