Radhët kilometrike në Kakavijë, ministri Lleshaj tregon arsyet: Ndodhi për shkak të…

Pas radhëve kilometrike të krijuara në kufirin e Kakavijës, ka reaguar edhe ministri i Brenshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij, radhët e gjata janë krijuar për shkak të procedurave të reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek.

Ai tha se është komunikuar me palën greke për përshpejtimin e e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Statusi i plotë

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT