Policia kap të “fortin” në Durrës, i merr zvarrë karrocën (Video)

Në mediat sociale po qarkullojnë disa pamje nga qyteti i Durrësit, ku shihen punonjësit e policisë Bashkiake duke sekuestruar karrocën e një qytetari.
Mirëpo, ajo që vihet re është fakti se ata e marrin me forcën karrocën, pavarësisht lutjeve dhe përpjekjeve të tij për të mbrojtur mallin që zotëron.
Pamje të tilla janë të zakonshme në vendin tonë, ku më të pushtetshmit shtypin dhe poshtërojnë shtresat më të pamundura të shoqërisë.
Revolta e ndjekësve në mediat sociale ka qenë e madhe, të cilët ironizojnë këtë “super aksion” të policisë përballë “kriminelëve”.