Mal i Zi: Gjukanoviç mund të rrëzohet nga pushteti, një shqiptar ka gjasa të jetë ‘kingmaker-i’ i qeverisë së re

Nëse sondazhet e fundit të opinioneve në Mal të Zi do të përktheheshin në vota, opozita aktuale parlamentare do të kishte një mazhorancës prej 52 përqind, ndërsa shumica e koalicionit qeverisës do të gëzonte besimin e vetëm 48 përqind të qytetarëve. Që do të thotë konkretisht se qeveria e Milo Gjukanoviçit mund të binte pas mbi 30 vitesh në pushtet.

Sipas rezultateve të CEDEM, të kryer 17 ditë para zgjedhjeve, Partia Demokratike e Socialistëve është në një kuotë të ulët me vetëm 35.3 përqind të mbështetjes së votuesve.

Ata ndiqen nga koalicioni – “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 24.7 përqind, pastaj lista “Paqja është kombi ynë” me 16.6 përqind, dhe platforma “Bardhë e Zi” 6.6 përqind, Social Demokratët 5.3 përqind, Partia Boshnjake 4, 8 përqind dhe SDP 4.2 përqind.

Ëhtë interesante fakti shumica e pakënaqësive për rezultatet e agjencisë CEDEM, të cilën publiku tradicionalisht e konsideron afër partisë qeverisëse në Mal të Zi, këtë herë erdhën nga PDS. Partia e drejtuar nga Milo Gjukanoviç pretendon se ky studim është pjesë e një “fushate zgjedhore të ndyrë”.

Gazetari i DAN, Marko Vesoviç vëren se CEDEM, i cili përmes sondazheve të tij ka theksuar popullaritetin e partisë në pushtet dhe vetë Gjukanoviç, tani më në fund ka kuptuar për herë të parë që popullariteti i koalicionit qeverisës në Mal të Zi, i udhëhequr nga PDS, është dukshëm më i ulët se që ishte katër vjet më parë.

Nëse rezultatet e paraqitura nga CEDEM do të merren si të rëndësishme ,Vesoviç thotë se kjo po përgatit një humbje elektorale të regjimit në Mal të Zi.

Gjithsesi disa nga partitë e opozitës nuk mund ta kalojnë pragin zgjedhor dhe kjo nuk do të japë mundësi për koalicionin anti-qeveritar të formojë një shumicë qeveritare të lehtë.

Një fakt tjetër interesant se nëse konfirmohet sondazhi, atëherë Dritan Abazoviç, një shkqiptar nga Ulqini që drejton koalicionin Bardh e Zi mund të marrë 6.6% të votave dhe ka gjasa që ai do të jetë çelësi për të formuar qeverinë e re.

Para disa kohësh, në një prononcim për “Shqip” Dritan Abazoviç, bëri të ditur se nëse koalicioni i tij do të ishte “kingmaker”, atëherë padyshim që do të merrte postin e kryeministrit të Malit të Zi dhe ai ishte kandidati kryesor. Pra është shansi i një kryeministri shqiptar, edhe pse Dritani është një politikan që nuk ka pasur një retorikë nacionaliste etnike por qytetare në diskursin politik.

Opozita pret gjithashtu që njjë lëvizje e fortë të zhvillohet këto ditë për të sulmuar Gjykanoviçit. Bëhet fjalë për kujtimet e Zvetozar Maroviçit, ish-presidentit të Jugosllavisë, një nga partnerët e Gjukanoviçit në të kaluarën, i cili para pak vitesh u arrestua për korrupsion.

Sipas gjasave, Maroviç do të shpjegojë skemën e korrupsionit të partisë në pushtet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT