COVID-19/ Nëna e infektuar sjell në jetë foshnjën, rasti i parë në Shqipëri

Një nënë e infektuar prej disa ditësh me Covid-19, ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
Nëna dhe foshnja raportohet se kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Të porsalindurit i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ me Covid-19.
Ndërsa nëna do të ndiqet në shtëpi nga mjekët
Momentin e lindjes së foshnjës e ka publikuar përmes një fotoje edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ajo nuk dha detaje, por bashkëngjitur fotos, komentoi shkurt: “Heronj”