Kaos në Kakavijë/ Rëndohet situata, radhët shkojnë në 25 km

Vijon të jetë e rënduar situata në Kakavijë. Raportohet se mëngjesin e sotëm vargu i makinave ka shkuar në 25 km, duke arritur deri në fshatin Grapsh.
Edhe mbrëmjen e djeshme qytetarë të shumtë e kanë kaluar natën në mes të rrugës. Fëmijë, të moshuar, të sëmurë kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin, por situata sa vjen e rëndohet.
Shkak i kësaj situate është bërë mbyllja e turnit nga pala greke, dje në orës 22:00. Që prej kësaj ore dhe deri mëngjesin e sotëm, gjithçka ndaloi në Kakavijë.
Nga ana tjetër, MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan.