Rëndohet situata në kufi/ Forcat e armatosura zbarkojnë në Kakavijë (FOTO)

Që prej ditës së djeshme. Forcat e Armatosura janë vendosur në pikën kufitare të Kakavijës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në rrugë prej 4 ditësh.

Sipas saj, qytetarëve u është dhënë ndihmë ushqimore, shëndetësore dhe asistencë për higjienën sanitare.

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka.

Rëndohet situata në kufi/ Forcat e armatosura zbarkojnë në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT