Kaosi i qëllimshëm në pikat doganore greke/ Reagon për herë të parë Rama: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në pikat doganore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai siguron se po vijojnë bisedimet me palën greke për lehtësimin e procedurave.

Duhet te kujtojme se kjo situate nuk është hera e parë që ndodh nga pala greke, kjo lloj zvarritje apo radhe te gjata kilometrike ne pikat kufitare ka qene çdo vit sa herë vijne festat e fundvitit apo dhe sezoni veror.

Ndërkohë, shefi i qeverisë sjell në vëmendje se gjatë gjithë natës Forcat e Armatosura kanë qenë të pranishme në terren për të ofruar ndihmë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT