Rrëqethëse / Fëmija i sëmurë s’lejohet të kalojë në Kakavijë, e ëma e nxjerr nga makina dhe.. (VIDEO)

Me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar dje me orë të tëra në pikën kufitare të Kakavijës, pas shtrëngimit të masave ndaj koronavirusit nga Greqia.

Në video paraqitet një moment të dhimbshëm, ku shihet një nënë me fëmijën e saj të sëmurë, e cila nuk lejohet nga policia të kalojë kufirin.

Nëna e revoltuar, pas pritjes së gjatë, nxjerr fëmijën e saj tetraplegjik nga makina dhe e ul në tokë, në mes të rrugës.

Në këtë moment, policia i hap rrugën për të kaluar, pasi fëmija kishte nevojë për trajtim mjekësor. Fëmija i sëmurë ishte grek dhe do të bënte trajtimin në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT