“Raciste, antishqiptarë, dhunues”/ Artan Hoxha shpërthen pas situatës në kufi: Pse kanë frikë të përballen me Erdogan

Gazetari Artan Hoxha, nëpërmjet një reagimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në kufi.

Hoxha krahason situatën Greqi-Turqi dhe atë Shqipëri-Greqi. Sipas tij, grekët poshtërojnë të pamundurit dhe ankohen kur nuk përballen dot me shtete të forta.

“Këta janë grekët dhe Greqia. Raciste, ultra-nacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i Artan Hoxhës

Kur gjejne nje vend me te vogel dhe me te dobet se vetja, edhe pse eshte anetare i NATO-s, e shkelin me kembe dhe i bejne gangesterin…
Kur bien ne hundlesh dhe u del perpara nje shtet me i forte, anetare i NATO-s, qe te kercet dhembet e te merr me shqelma, i ankohen Amerikes dhe BE-se..
Keta jane greket dhe Greqia…
Rraciste, ultranacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues…
Kur u tregojne vendin, ankohen se po u shkelen te drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-se, se po i kercenojne, qurraviten, jargaviten…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT