“Sa për gjynah paskemi qenë”/ Dom Gjergj Meta reagon i shqetësuar për situatën në kufi

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, at Dom Gjergj Meta ka shprehur revoltën për gjendjen e emigratëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.
Me dhimbje ai shkruan se këto radhë të gjata nuk janë gjë tjetrët veçse një rrezik më shumë për përhapjen e virusit, por që tregojnë edhe dështimin e shtetit për të mbrojtur popullin e tij.
Postimi i tij
Radhët kilometrike në Kakavijë janë:
Radhë kovidi
Radhë arrogance
Radhë shpërfilljeje
Radhë pazotësie
Radhë dështimi
Por mbi të gjitha janë radhë ikjeje… Sa për gjynah paskemi qenë.