Torturohen prej tre ditësh në kufirin me Greqinë, qytetarët bllokojnë rrugën, sherr për radhën

Qytetarët shqiptarë nuk durojnë dot më. Ndërkohë që prej më shumë se dy orësh pala greke është tërhequr dhe nuk po kalon më asnjë automjet, emigrantët kanë bllokuar rrugën në Kakavijë. Qytetarë të shumtë kanë zbritur nga makinat e tyre dhe janë vendosur në rrugë, për të protestuar.

Ata kërkojnë që të bëhet diçka për të eliminuar radhët e gjata dhe procedurat e zgjatura nga apla greke. Në rrugë ndodhen edhe makina policie.

Ata kërkojnë që të bëhet diçka për të eliminuar radhët e gjata dhe procedurat e zgjatura nga pala greke. Në rrugë ndodhen edhe makina policie.

Qytetarët gjithashtu akuzojnë punonjësit e ambulancave dhe efektivët e policisë se kanë kaluar njerëz pa radhë.

“Një makinë e kuqe në targë greke kaloi në kundra vajtje, policia e kaloi përpara nesh. Kanë marrë autobusat jashtë radhe dhe i kanë kaluar. Këto ambulancat nuk kanë qenë në shërbim të popullit, kanë qenë për të shtypur njerëzit. Ambulancat kanë marrë njerëz dhe i kanë kaluar lartë në doganë. Ku është ministri i Jashtëm. Si ka mundësi që tërë natën ambulancat lartë e poshtë duke transportuar njerëz për të kaluar kufirin, ndërsa sot s’ka asnjë ambulancë. Na shtypën edhe fëmijën,”–shprehen ata.

Torturohen prej tre ditësh në kufirin me Greqinë, qytetarët Torturohen prej tre ditësh në kufirin me Greqinë, qytetarët

Back to top button
LAJMET E FUNDIT