Fillon sërisht loja/ Mbyllet për sot dogana greke në Kapshticë, u plotësua kuota prej 300 personash

Policia njofton se ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, janë informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT