Lajmi i fundit/ Mbyllet edhe pika kufitare e Kakavijës

Pas pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, pak minuta më parë është mbyllur edhe ajo e Kakavijës.

Mësohet se është arritur kuota e përcaktuar nga autoritete greke prej 750 personash. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një negocim mes palëve për rihap[jen e pikës së kalimit kufitar gjatë orëve në vijim.

Nga sot, e diel 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë. Ky është rregulli i vetëm për ditën e sotme, që shtohet plus nga pala greke, diçka e cila bëri që në pikën doganore me Shqipërinë, në Kakavijë, prej disa ditësh të krijohet një radhë kilometrike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT