Shifrat rriten frikshëm, numri i të vdekurve në Kosovë nga Covid i kalon 400 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 vdekje dhe se janë konfirmuar 141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste,komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste,komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste,komuna Gjakovë 6 raste,komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste,komuna Vushtrri 3 raste,komuna Lipjan 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e  416, me gjithsej 401 vdekje, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. IKShPK’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 230 pacientëve.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rekord prej 294 mijë e 237 raste reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT