Rezultojnë negativ, por COVID-i i la me pasoja. Çfarë po ndodh me 12 pacientë tek Infektivi

COVID-19 ka rezultuar me pasoja për 12 qytetarë, të cilët edhe pse tashmë rezultojnë negativ, vijojnë të marrin trajtim mjekësor në 2 spitalet COVID në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
3 humbje jete dhe 120 persona janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, ku Tirana mban numrin më të lartë viktimave, por edhe rasteve të reja.