Meta i prerë: Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim! Rama kur s’i përgjigjen ministrat, të marrë masa!

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e jashtëzakonshme që u krijua në Kakavijë si pasojë e radhëve kilometrike të emigrantëve.
Meta tha se përpjekjet për të fajësuar palën greke janë pa kuptim teksa ia hodhi tërësisht përgjegjësinë qeverisë dhe vetë kryeministrit Rama duke i kujtuar njëherazi që është edhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
PYETJE- PËRGJIGJE
E ardhmja e Gjykatës Kushtetuese?
Meta: Kam zero koment për cështjen e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do ishin ndjekur hapat zyrtarë ndërrmarë nga Presidenti që para tre vitesh Shqipëria s’do ishte asnjë orë pa gjykatë Kushtetuese. Gjithë odisenë ju e dini. S’është kjo imdediate, imediate është gjendja shëndetësore.
Kam bërë cdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë që kjo sfidë e madhe, COVID 19, të ketë sa më pak kosto.
Çfarë bëri Presidenti për të zgjidhur situatën?
Meta: Ju duhet të jeni të qartë që nga ana e Presidentit janë bërë të gjitha hapat e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë të rezervuara për mos ndikuar në një debat të panevojshëm por ju e dini ky nuk është rast i ri, keni dhe Kapshticën ku shumë qytetarë u lanë me ditë të tëra.
Presidenti ka bërë përpjekjet më të mira. Edhe pse qeveria duhet të ishte konsultuar me Presidentin për ndryshimet e trupit diplomatik, por e vuri para faktit të kryer, Presidenti është treguar shumë bashkëpunues duke shmangur bllokimet dhe debatet publike. Nga dita e nesërme do i coj një kalendar qeverisë për të parandaluar raste të tilla duke patur parasysh kohen kur ka frekuencë të lartë kalimesh.
Koment për Janullatosin dhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës?
Meta: Cdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim sepse ne e dimë që qeveria greke e bën detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne e dimë që është përgjegjësi e shtetit shqiptar, qeverisë, ku Kryeministri ka përgjegjësi të shumëfishtë, kur s’i përgjigjen ministrat duhet të marrë masa por ai është edhe ministër i Jashtëm. Ne e dimë shumë mirë kur është frekuenca më e lartë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe spostojmë debatin në gjëra që s’kanë kuptim.