Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë/ Rama: Asistojmë me 500 mijë lekë të reja ndihmë për familjen e engjëllit të vogël

500 mijë lekë të reja për familjen e vogëlushit Samuel i cili humbi jetën në Kakavijë si pasojë e një aksidenti fatal.
Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama dhe thotë se kjo është asistencë e qeverisë për familjen e 10-vjeçarit.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama në Twitter.