Dokumenti/ Meta sulmon Ramën: U lajmërua nga ambasada për bllokimin e Kakavijës, por s’e prishi terezinë

Presidenti i Republikës ka thelluar polemikën me Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar fajtor për odisenë e emigrantëve shqiptarë në pikën e Kakavijës për 3 ditë me radhë.

Në një status të tij në Facebook, Meta ka publikuar një dokument, sipas të cilit ambasadorja e larguar e Shqipërisë në Athinë ka lajmëruar ministrinë e Jashtme se do të ketë probleme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Meta thekson se Rama e ka ditur këtë gjë por po “pushon për shtatë palë qejfe. Më herët kreu i shtetit në konferencën për median akuzoi kryeministrin. Më pas Rama do të reagonte ndaj presidentit, duke e cilësuar si sebep të radhës

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, reagoi Rama në rrjetet sociale.

Statusi i Metës

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!

Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.

Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!

Dokumenti/ Meta sulmon Ramën: U lajmërua nga ambasada për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT