Të huajt zgjedhin Tiranën për biznes, ja cilat aktivitete dominojnë në kryeqytet

Në të gjithë vendin, operojnë në total 6443 biznese me pronësi të huaj apo të përbashkët, nga afro 155.900 ndërmarrje të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, apo 4 % të totalit.

Ajo që vihet re është se shumica e subjekteve kanë parë kryeqytetin si hapsirën më tërheqëse për të zhvilluar aktivitetin e tyre, kjo për shkak edhe se në Tiranë është përqendruar numri më i lartë i popullisë, pjesa më  madhe e shërbimeve, çka bën që konsumi të jetë më i lartë si dhe standardi ekonomik, gjë që premton në një farë forme edhe suksesin e këtyre bizneseve.

Afro 65.7 për qind të ndërmarrjeve të huaja ose të përbashkëta në vend, apo 7 në 10 biznese,  ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë. Sipas të dhënave të Bashkisë Tiranë, 4232 subjekte të huaja apo me pronësi të përbashkët zhvillojnë aktivitet në kryeqytet, çka përbën 9 për qind të totalit.

Aktivitetet ekonomike të konsulencës menaxheriale dhe tregtisë me shumicë, janë sektorët ku kryesisht pronarët / bashkëpronarët janë të huaj.

Nga viti në vit numri i subjekteve të huaja në kryeqytet ka pësuar rritje të vazhdueshme, me +1.12% në 2019 dhe +29.5% në 2018.(scan)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT