Zblulohen të fshehtat e paktit mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel: Presioni i BE dhe gracka serbe

Kur mbeten edhe më pak se dy javë nga dy ngjarjet e rëndësishme të kalendarit politik për Kosovën; samiti i Uashingtonit më 2 shtator dhe ai i Brukselit më datën 7 shtator, mediat ruse zbulojnë disa nga prakaskenat e bisedimeve dhe lojërat diplomatike që po luhen.

Në radion Sputnik, një media e financuar nga Kremlini, material që është zbardhur edhe në portalin me të njëjtin emër, dy nga analistët e njohur serb, zbulojnë pjesë të këtyre diskutimeve në kancelaritë e mëdha.

Siç bëhet e ditur, negociatori i Bashkimit Europian për Kosovën, Miroslav Lajçak, ka bërë gati një dokument, që në fund përcakton njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve ndryshe BE do të kërcënojë me sanksione atë vend që nuk do ta firmosë.

Këtë e bëri të ditur për radio Sputnik, deputeti i partisë në pushtet në Serbi, Milovan Drecun.

Deputeti dhe ish-presidenti i komisionit parlamentar për Kosovën, ka deklaruar në Sputnik edhe të fshehta të tjera të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kur u takua Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel, përfaqësuesi shqiptar në një moment u përpoq të na shiste një histori për dëmshpërblimet e luftës derisa Vuçiçi e qortoi ashpër. Pas kësaj, Hoti iu ankua Mirosllav Lajçakut se Vuçiç po e kërcënonte atë, por e vetmja gjë që mbeti ishte se nuk do të kishte asnjë dyshim që ne do të vazhdonim bisedimet për dëmshpërblimet e luftës”, tha Drecun.

Shqiptarët ekskluzivisht duan të flasin për Serbinë njohjen e pavarësisë sw Kosovës, ose për disa elemente që, sipas mendimit të Drecun, mund të interpretohen të paktën si njohje indirekte.

Sputnik, thekson më tej se Lajçak kërkon ta zgjidhë problemin deri në janar të vitit të ardhshëm.

Sipas portalit rus, marrëveshja gjithëpërfshirëse trajton çështjen e personave të zhdukur, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, bashkëpunimin ekonomik, pjesë që flasin për normalizimin e marrëdhënieve. Në fund do të flitet për njohjen reciproke.

“Një dokument i tillë do të hidhet në tryezë me fjalët që do të ketë sanksione nëse ne nuk e pranojmë atë”, parashikon Drecun.

Por portali rus, bën të ditur se Beogradi ka përgatitur edhe një manovër dhelpërake, për ta zhvendosur debatin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku dy aleatët e rinj; Moska e Pekini janë anëtarë të Këshillit të përhershëm të Sigurisë.

Diplomati veteran dhe këshilltar i delegacionit serb në Rambuje, ambasadori Branko Brankoviç thekson se Prishtina synon rritjen e tensionit deri më 7 shtator, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e vendeve perëndimore, dhe mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Brankoviç shton se Bashkimi Evropian nuk e ka ndihmuar Serbinë, ndaj shton se Serbia duhet të zhvendosë procesin e negociatave nga Brukseli me OKB.

Zblulohen të fshehtat e paktit mes Prishtinës dhe Beogradit në

Por deputeti i partisë së Vuçiçit shton se kjo mundësi duhet quajtur si e pamundur pasi BE nuk mund të largohet nga negociatat. “Do të përballeshim me sanksione, si në 1999”, thotë Drecun.

Politikani influent i Partisë Progresiste Serbe nxjerr më pas disa të fshehta të çështjes së shumëdiskutuar të shkëmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve. Drecun thekson se Gjermania ka qenë kundërshtarja e hapur e këtij oposioni, pasi Berlini mendon se nëse do të hapej kjo çështje, do të vinim në një diskutim jo më mes Kosovës dhe Serbisë, por ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

“Nëse hapet kjo çështje, Berlini mendonte se do të avanconte ideja e një Shqipërie më të Madhe nën sundimin e SHBA dhe Turqisë”, thekson Drecun, i cili shton më pas se një opsion i tillë do të çonte në një konfrontim gjeopolitik midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Por “djalli fshihet në detaje”. Serbia, sipas diplomatit Brankoviç mund të sjellë në tryezën e dialogut me Kosovën një ide të kantonizimit apo konfederatës ndërmjet serbëve dhe Shqiptarëve në Kosovë. Një lloj Republika Srbska. Me kushtin që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ku me rotacion ta përfaqëasojnë atë herë serbët e herë shqiptarët.

Dy kantone duhet të krijohen brenda Kosovës dhe Metohisë, kështu që ambasadorët shqiptarë dhe serbë do të ndryshonin në OKB çdo katër vjet”, thekson Brakoviç./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT