Video/ Beqaj ‘kritikon’ Manastirliun: Të mbyllen lokalet “shkuma party” në bregdet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar një video të lokaleve të natës në zonën e jugut të Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin për mos respektimin e masave anti Covid.
“As mbrëmë në baret e bregdetit të Jonit nuk u respektuan rregullat anti – Covid”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Në një reagim të tijin, deputeti socialist shprehet se “qeveria duhet të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19. Ai hedh idenë e mbylljes së bareve në zonat bregdetare.
“Do të propozoja që të mbylleshin baret e plazheve, të gjitha klubet e plazheve të mos lejonin grumbullimin dhe të ndalohen “shkuma-party”, tha Beqaj për A2.
Për Beqajn, nuk ia kemi dalë të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria dhe institucionet përkatëse kundër pandemisë. Ai thotë se edhe në rastin më të keq të rritjes së numrit të të prekurve me Covid, dy spitalet e reja Covid janë të disponueshme.
“Ndërkohë që në shtator do të ishte mirë që të bëhej një vlerësim i përhapjes së sëmundjes në të gjithë vendin për të përgatitur më qartë strategjinë për vjeshtën dhe dimrin”, shtoi Beqaj.