Britania zbuloi “chati-n” e bosëve të krimit, Artan Hoxha: Çunat shqiptarë kishin dy vite që e përdornin

Prej kohësh bosët e krimit për të qëndruar të fshehur dhe për të mos iu zbuluar aktivitetet e tyre kriminale kanë përdorur EncroChat, një ndër programet më të sigurtë në të gjithë botën.

Prestigjozja britanike “Daily Express” konstaton se deri më tani në të gjithë botën ky është një program që është përdorur nga rreth 60 000 kriminelë, 10 000 prej të cilëve ishin nga Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë artikull është bërë pjesë dhe një investiguim i bërë nga gazetari shqiptar Artan Hoxha i cili theksonte se ky është një program që përdorej për dy vite më radhë nga bosët shqiptarë të drogës.

Sot gazetari Hoxha në profilin e tij ka shpërndarë artikullin e Daily Express që shkruan për sigurinë e programit të quajtur EncroChat të cilin e përdorin bosat e krimit.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se në momentin kur ndërhynë shërbimet policore franceze, holandeze dhe britanike, bosat shqiptarë të krimit kishin dy vite që e kishin bërë pjesë të punës së tyre.

Statusi i Hoxhës

“DAILY EXPRESS …..16 gusht 2020.
By Jon Austin
Kur sherbimet policore franceze, holandeze dhe britanike, thyen dy muaj me pare, programin e kriptuar EncroChat, per te goditur krimin e organizuar dhe narkotrafikun, …
shqiptaret(çunat e top-listes), thjesht kishin dy vite, qe po perdornin nje komunikim te kriptuar shume me te sigurt…
Kampionati vazhdon…“, shkruan gazetari Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT