Përplasi me ambulancë 10-vjeçarin, jepet vendimi për shoferin, ja çfarë tha në gjykatë

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Golemin. Ky i fundit është shoferi i ambulancës që përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samuel Ndoji, në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës.
Gjatë seancës gjyqësore, Golemi deklaroi se po ecte me shpejtësi prej 75km/orë, pasi po çonte në spital në një sëmurë. Ai nënvizoi se fëmija i preu rrugën.
“Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën. Isha duke ecur me 75 km/orë”, ka thënë ai para togave të zeza.
Më 15 gusht, 10-vjeçari Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa priste në radhë për të kaluar kufirin. Pas përplasjes i mituri ndërroi jetë në vend. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se fëmija ishte anës rrugës dhe po qëndronte anës një peme. Po kështu, ata deklaruan se ambulanca ishte bosh. Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale, dhe një prej tyre ishte vetë mësuesja e të voglit nga Lezha, e cila shkruante se mërgimtarit iu pre ëndrra në mes. Ndërsa, kryeministri Edi Rama i ka dhënë 500 mijë lekë të reja ndihmë familjes së 10-vjeçarit.