Veliaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Metën: Ka jo vetëm lekët por dhe historinë e 7%-shit që ta mbajë gjallë medien me para’ për gjithë jetën

‘Flakë për flakë’ e ‘dhëmbë për dhëmbë’ i përgjigjet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Presidentit Ilir Meta që foli për presionin mediatik referuar sms-vetë pretenduara nga Ylli Ndroqi.

Veliaj i thotë Metës se Presidenti ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit me të cilën mund ta mbajë gjallë një media, duke iu referuar kështu videos së famshme të Dritan Priftit.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan ironikisht Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT