Arrihet marrëveshja midis Zaev dhe Ahmetit, mësohet nëse do ketë kryeministër Shqipar ose jo

Ditën e sotme LSDM dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti sot pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin që do të sjellë një rinovim i qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
Mediat maqedonase bëjën me dije se edhe për 4 vite nuk do të ketë një kryeministër shqiptar.
Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga miministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj.
Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.
Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori, raporton INA.
Mandatari dhe kreu i LSDM, Zoran Zaev dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ora 14 pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen dhe detajet e saj përfshirë edhe postet ministrore.
“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”, theksohet në komunikatën e përbashkët të këtyre partive.
Qeveria e re do të fokusohet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia, çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.