‘63-vjeçare në vijën e parë të frontit ndaj COVID-19′, politikania shqiptare publikon foton e nënës së saj

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere.

Përmes kësaj fotografie ajo ka bërë me dije se nëna e saj 63 vjeçare çdo ditë së bashku me mijëra mjekë dhe infermierë është në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Ajo ka bërë edhe një apel për qytetarët, që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskë, për të ndihmuar sistemin shëndetësor që të kalojmë këto kohë të vështira.

“Mami im, 63 vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.

Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkruan Osmani krah fotos.

Screenshot_1.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT