Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësim të OSBE në Bjellorusi

Pas Këshillit Evropian, edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbështetur propozimin e kryetarit të OSBE, Edi Rama për ndërmjetësim në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.
Von der Leyen ka deklaruar se KE është e gatshme të angazhohet në të gjitha mënyrat e mundshme për një kalim paqësor dhe demokratik të pushtetit në Bjellorusi.
“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në të gjitha mënyrat e mundshme për të shoqëruar tranzicionin paqësor demokratik të pushtetit në Bjellorusi. Ne mbështesim nisjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe mbështesim fort rolin OSBE-së. OSBE-ja mund të kërkojë mënyra për të lehtësuar dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE-së. Nuk është aq shumë për ndërmjetësimin, por për hapjen e kanaleve të komunikimit brenda Bjellorusisë”, ka deklaruar presidentja e KE.
Më herët BE deklaroi se nuk i njeh zgjedhjet në Bjellorusi.