‘Deri dje me ujëra të zeza nga poshtë’, Rama publikon videon nga plazhi i Potamit: Sot është bërë kristal

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video nga plazhi i Potami, një nga perlat e bregdetit jonian, në Himarë ku tregon se ka përfunduar sistemi i kanalizimeve në këto ujëra.

Sakaq Rama thotë se ka ende plot për t’u bërë për Shqipërinë, ujësjellës e kanalizime e jo vetëm, por thekson se sipas tij s’ka krahasim të mundshëm mes kësaj qeverie e të mëparshmeve.

“Patjetër patjetër, ka ende plot për t’u bërë për Shqipërinë, ujësjellës e kanalizime e jo vetëm, prandaj edhe vërejtje e kritika mund të bësh plot, sa të duash, por s’do lodhem së përsërituri se tërë kusuret e dekadave të tëra s’mund t’i kërkohen kësaj qeverie, ashtu sikundër s’ka krahasim të mundshëm mes kësaj qeverie e të mëparshmeve dhe mes Shqipërisë sot e asaj 7 vite më parë…

Ja, plazhi i Potamit, një nga perlat e bregdetit jonian, deri dje, për 30 vjet e radhë blu nga larg e me ujëra të zeza nga poshtë, ndërsa sot kristal pas sistemimit përfundimtar të kanalizimeve. Pamjet flasin vetë”, shkruan Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT