Reagon Rama: Një bllokim i çuditshëm nga Kosova që po ndodh në pikat kufitare…

Hapja e kufijve nga ana e Kosovës për shtetasit shqiptarë është bërë në këmbim të një takse e cila sipas autoriteteve kosovare do të shërbejë për të paguar dezinfektuesin për secilin lloj mjeti.

Kamionët që kanë kaluar sot nga Shqipëria drejt Kosovës janë taksuar me një tarifë në bazë të peshës së secilit prej tyre.

Pagesa thuhet në njoftimin e shpërndarë në pikat kufitare thuhet se do të bëhet nga personi juridik ose fizik në momentin e hyrjes në territorin e Kosovës, ndërsa duhet të pajiset me një letër që dëshmon se është dezinfektuar.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, teksa e quan një bllokim të çuditshëm atë që po ndodh në pikat kufitare me Kosovën, që vendosi si kusht tamponin dhe taksë 22 € kamionëve për dezinfektimin. Rama në tëitter dha edhe një përgjigje për të gjitha ata qytetarë, të cilët me këmbëngulje i kërkonin që të lehtësonte masat. Kreu i qeverisë, thotë se ka vende fqinj ose jo, qe ende nuk i kanë hapur kufijtë.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama në twitter.

SKANDALI/ Pas taksës 5€ në traun Shqiptar, edhe Kosova vendos një taksë të re 22€ për shoferët në kufi (VIDEO)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT