SKANDALI/ Pas taksës 5€ në traun Shqiptar, edhe Kosova vendos një taksë të re 22€ për shoferët në kufi (VIDEO)

Nga dita e hënë 1 qershor, në Kosovë u rihapën kufijtë tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria në detyrë e Kosovës e mori këtë vendim të dielën. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se janë rihapur kufijtë në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinë dhe Dheu i Bardhë.

Autoritetet vendosën që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin e koronavirusit – jo më të vjetra se katër ditë – të mos u nënshtrohen procedurave të vetizolimit. Ata që nuk posedojnë testin, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë.

Që prej mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh mjetesh në Morinë, pasi për më shumë se dy muaj për shkak të COVID-19, kjo pikë kufitare ishte i mbyllur.

Ndërkohë, shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë janë përballur me një tarifë shtesë në këtë pikë doganore.

Sipas tyre duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro. Në të kundërt ata nuk do të lejohet që të hyjnë në Kosovë.

“S’kam para, nuk duan me më lëshu për 22 euro, duan të na hedhin gjysmë kile ujë. Nuk e di, policët që nuk na lëshojnë.  Unë e kam me orar, dhe marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar një shofer për Fax News.

Vendimi i qeverise se Kosoves per kufijte

Taksa 22 Euro e kamioneve per dezinfektim

Reagon Rama: Një bllokim i çuditshëm nga Kosova që po ndodh në pikat kufitare…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT